Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme - Bota Sot
Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme

Shkodra

Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Automjeti i një oficeri të policisë së Shkodrës është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit.

Arber Duli ka parkuar mjetin e tij në afërsi të banesës dhe rreth orës 04:00 të mëngjesit ka vënë re zjarrin.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët dhe nuk ka probleme me askënd.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Djegia mendohet se është e qëllimshme

Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...