I largohen policisë falë terrenit malor, shpallen në kërkim 2 të rinj në Shkodër - Bota Sot
I largohen policisë falë terrenit malor, shpallen në kërkim 2 të rinj në Shkodër

Shkodra

I largohen policisë falë terrenit malor, shpallen në kërkim 2 të rinj në Shkodër

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:31
Foto

Dy të rinj nga fshati Plan i Shkodrës janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor kundër veprimtarisë së lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin me iniciale K.L dhe 24-vjeçarin M.L, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largoheshin dhe të mos binin në duart e policisë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pabanuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100  fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat