Shkodër/ Gjendet një burrë i pajetë, pranë tij edhe një çifte

Shkodra

Shkodër/ Gjendet një burrë i pajetë, pranë tij edhe një çifte

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një burrë i pajetë është gjendur në fshatin Melgushe të Shkodrës, në afërsi të aksit rrugor Shkodër-Lezhë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa policia është nisur drejt zonës ku u gjet trupi.

Grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit të viktimës.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, por ekspertiza do ta përcaktojë në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat