Kërcënoi me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër - Bota Sot
Kërcënoi me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Kërcënoi me armë gruan, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Është arrestuar në flagrancë një 53 vjeçar në Shkodër i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten. Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Njoftimi/ Shkodër

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje

Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat