Socialistët “dhuratë” Ademit dhe shkodranëve, miratojnë buxhetin 2020

Shkodra

Socialistët “dhuratë” Ademit dhe shkodranëve, miratojnë buxhetin 2020

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 14:03
Foto

Nuk surprizuan dhe në prag të ndërrimit të viteve, këshilltarët socialistë i bënë dhuratë demokrates Voltana Ademi dhe qytetarëve të Shkodrës, miratimin e buxhetit për vitin 2020.

Mbledhja maratone prej me shume se 5 orësh shërbeu që Ademi të flasë për vizionin dhe prioritetet e punës për vitin e ri, në një buxhet që i kalon 2 miliard e 600 milion lekë.

Voltana Ademi: “Ne do të përpiqemi që përmes këtij projekt buxheti në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, urbane dhe rurale.”

Por nëse socialistët dhanë votën për buxhetin me ndryshime, Arbis Vjerdha i Demokracisë Sociale që "kryqëzoi" kryebashkiaken Ademi dhe administratën e saj duke e akuzuar për paaftësi drejtimi, korrupsion dhe nepotizëm.

Arbis Vjerdha: “Më bëri përshtypje fjala vizion. Vizioni kur je në drejtim nuk është një komponent, por janë tre bashkë. Vizioni, misioni dhe konkluzioni që është suksesi.”

Zërat me konstruktiv parashtruan qëndrimet e tyre mbi ketë buxhet dhe vizionin se si duhet drejtuar bashkia me e madhe e veriut.

Lush Marku: “Nuk është as i majtë, as i djathë, nuk ka ngjyra politike as krahinore e fetare. Si i tillë ky buxhet nuk është as i kryetares së bashkisë dhe as i kryetares së këshillit bashkiak dhe as i administratës.”

Shkodra, Vora dhe Durrësi janë tre bashki që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur, ndërsa përsëritja e procesit është peng e përplasjes mes maxhorancës e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat