Rinovohet PS, gati të pakënaqurit. Shkodra nuk zgjedh kryetarin e PS me 15 janar - Bota Sot
Rinovohet PS, gati të pakënaqurit. Shkodra nuk zgjedh kryetarin e PS me 15 janar

Shkodra

Rinovohet PS, gati të pakënaqurit. Shkodra nuk zgjedh kryetarin e PS me 15 janar

Më: 1 janar 2020 Në ora: 20:35
Arben Pëllumbi

Emrat e propozuar nga organizatat socialiste për kryetarët e degëve të PS, do të zgjidhen me 15 janar. Por ashtu siç ndodh në çdo proces zgjedhor edhe brenda llojit, do të ketë shumë të pakënaqur pasi në strukturat e partive do të ketë prurrje të reja.

Problemet e brendshme brenda PS në Shkodër kanë bërë që deri në 15 janar të mos ketë një kryetar partive. Shkodrën e ndjekin edhe disa bashki të tjera.

Arben Pëllumbi: Shkodra vazhdon të jetë në procesin e riorganizimit, ndoshta mund të zgjedhim edhe formën e komandimit të një kryetari. Në të njëjtën situatë kemi dhe Vorën, po kështu në Elbasan dhe në Fier.

Përveç zgjedhjeve brenda partisë, socialistët e shohin ende të pashpresë zhvillimin e zgjedhjeve në Shkodër, Vorë apo Durrës, për shkak të moskomunikimit me Presidentin.

Arben Pëllumbi: Në asnjë nga këto bashki nuk japim dot zgjidhje nëse Presidenti nuk përcakton një datë të re për zgjedhje të pjesshme në këto bashki.

Përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit pritet të zhvendosen në Venecia, për Gjykatën Kushtetuese, si e vemtja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për dilemën Vorpsi-Xhaferllari.

Arben Pëllumbi: Frekuenca e madhe në të cilën ne i drejtohemi Komisionit të Venecias na jep të drejtën të mendojmë që politika shqiptare por në radhë të parë demokracia që ne kemi arritur deri tani nuk e ka akoma pjekurinë e nevojshme që ne të kemi aftësinë për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin.

Socialistët janë më të kënaqur me opozitën në parlament se sa me deputetët që dogjën mandatet. Një nga arsyet është edhe eliminimi i zhurmës politike.

Arben Pëllumbi: Jeta është qetësuar shumë. Duke pasur parasysh se çfarë ndodhte përpara me atë që ndodh tani, preferojmë më shumë atë që ndodh tani.

Mazhoranca nuk e sheh të arsyeshme zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme siç ka kërkuar PD, pasi sipas tyre institucionet funksionojnë dhe 2021 është fare pranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat