Zjarri në Shkodër, policia jep detajet: Tymi dhe flakët i morën jetën…

Shkodra

Zjarri në Shkodër, policia jep detajet: Tymi dhe flakët i morën jetën…

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 20:34
Ilustrim

Policia e shtetit ka dhënë informacione të reja rreth ngjarjes së rëndë që i mori jetën një të moshuari në Shkodër.

Sipas policisë zjarri ka rënë rreth orës 19:20 lagjen “Ahmet Haxhija” ku si pasojë e flakëve dhe tymit ka humbur jetën 70-vjeçari Ismet Abdurrahmani.

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat