Përplasja në Shkodër ku mbeti e plagosur kalimtarja, arrest me burg për 4 të rinjtë - Bota Sot
Përplasja në Shkodër ku mbeti e plagosur kalimtarja, arrest me burg për 4 të rinjtë

Shkodra

Përplasja në Shkodër ku mbeti e plagosur kalimtarja, arrest me burg për 4 të rinjtë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinjtë (Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini) e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendrën e Shkodrës, tri ditë më parë.

Ju kujtojmë se si pasojë e përplasjes mbeti e plagosur kalimtarja Liljana Jeremia.

Shtetasi Ension Buraku ka deklaruar se kishte shkuar për t’u sqaruar me shtetasin Mirsad Meta dhe kanë qenë të ulur në një stol afër makinës së shtetasit Mirsad Meta. Kur ky i fundit i është afruar sipas Ension Burakut, Mirsad Meta ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre atëherë i është kundërpërgjigjur.

Ka deklaruar në gjyq se pistoletën e ka mbajtur për siguri duke qenë se kanë patur një konflikt para pak vitesh në Gjermani, por mohon se konfliktet kanë qenë për pazare droge siç dyshohet. Dy shtetasit e tjerë që ishin me të, Ension Buraku kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për konfliktin dhe se mund të ndodhte një gjë e tillë.

Dhe faktin që Ension Buraku ka deklaruar që ka dyshime që tritolin motres ia ka vendosur Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat