Shkodër/ Kapet 24-vjeçari i shpallur në kërkim, akuza

Shkodra

Shkodër/ Kapet 24-vjeçari i shpallur në kërkim, akuza

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Policia kufitare ka ndaluar një person të shpallur në kërkim.

Ai është shtetasi në kërkim E. L. 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.148 (1296), datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat