Socialistët e Shkodrës letër Ramës: Duam Luan Harushën kryetar të PS

Shkodra

Socialistët e Shkodrës letër Ramës: Duam Luan Harushën kryetar të PS

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:36
Edi Rama

Socialistët në Shkodër i kërkojnë Edi Ramës dhe Taulant Ballës, që deputeti Luan Harusha të caktohet kryetar i PS në këtë qytet deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Me anë të një shkrese të firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe nga 120 anëtarë të kësaj partie, i kërkohet kryesocialistit Edi Rama që Luan Harusha të vendoset në krye të degës lokale të PS në Shkodër.

Socialistët e Shkodrës e bazojnë caktimin e Luan Harushës në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore dhe rezultatet pozitive në Bashkinë e Shkodrës.

“Në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste , në emër të përfaqësimit tonë brënda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë:  Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin  e zgjedhjeve të ardhshme elektorale".

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat