Haxhija i përgjigjet Ademit: Në 2-3 ditët e fundit asnjë rast i dyshuar me COVID-19 në Shkodër

Shkodra

Haxhija i përgjigjet Ademit: Në 2-3 ditët e fundit asnjë rast i dyshuar me COVID-19 në Shkodër

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:46
Lindita Mekshi Haxhija

Deri më tani në Shkodër nuk ka asnjë rast të prekur më COVID-19 dhe 2-3 ditët e fundin asnjë rast të dyshuar.

Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetit Publik në këtë qytet Lindita Mekshi Haxhija.

Po ashtu, Haxhija  është përgjigjur edhe kryebashkiakes Voltana Ademi, duke thënë se marrja e tamponëve kalon në disa procedura, pasi nuk mund të testohet e gjithë popullata.

Haxhija: Nuk kemi asnjë rast të infektuar dhe kemi 2-3 ditë që nuk kemi marrë asnjë rast të dyshuar për COVID-19 dhe kjo tregon se jemi me fat momentalisht. Ne jemi alert për të pritur sinjalin e parë që na ofrohet nga thirrjet me telefon, apo nga personeli shëndetësor. Nga fundi i shkurtit, kemi marrë 14 mostra dhe kanë rezultuar si raste negative. Në qendrat shëndetësore, personeli është i gatshëm dhe po zbatojmë urdhrat e ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kemi dyndje të qytetarëve në qendrat shëndetësore. Marrja e mostrave bëhet vetëm me disa kushte të caktuara, pra njerëz që kanë pasur histori udhëtimesh dhe kanë simptoma, pasi kjo është periudhë e gjendjet gripale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat