Dy raste të reja me COVID 19 në Shkodër, priten analizat dhe për 15 të dyshuar

Shkodra

Dy raste të reja me COVID 19 në Shkodër, priten analizat dhe për 15 të dyshuar

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Konfirmohen edhe dy raste pozitive me COVID 19 në Shkodër, ndërkohë priten analizat për 15 të tjera.

Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në Shkodër shkon në 33.

Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.

Janë marrë 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid -19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi. Monstrat janë dërguar në ISHP, se bashku me 2 mostra të tjera të dërguara nga SR sot në mëngjes, gjithsejt janë 17 mostra.

Për dy prej tyre kanë ardhur përgjigjet mb rëmjen e sotme, ku janë konfirmuar pozitivë, Në orët në vijim pritet të mbërrijnë rezultatet e analizave për 15 të tjerët.

Monstra e pjesëtarit të komunitetit rom që është dërguar mbrëme në ISHP në Tiranë, ka dalë negativ.

Ndërkohë në Malësi të Madhe është marrë mostra e një personi nga Koplik i Sipërm që kishte kontak me dy familjet dalë pozitiv në Shkodër dhe është dërguar në ISHP Tiranë, ndërsa  personat e tjerë të familjes nuk kishin shenja klinike të dyshuara, por janë vënë në karantinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat