Shkodra “vatër e nxehtë” e koronavirusit në Shqipëri, ky është vendimi për tregtarët dhe qytetarët

Shkodra

Shkodra “vatër e nxehtë” e koronavirusit në Shqipëri, ky është vendimi për tregtarët dhe qytetarët

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë një vendim për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi me anë të këtij vendimi ka njoftuar mënyrën se si do të punojnë tregtarët në tregjet e këtij qyteti, duke theksuar se asnjë produktet nuk do të lejohet ti tregtojë në ambiente publike, gjithashtu ka njoftuar se të gjithë baret dhe restorantet duhet të lirojnë hapësirat publike.

Ky qytet ka shënuar një numër të madh të të ineftkuarve me koronavirus duke bërë që të renditet pas Tiranës.

Dy ditë më parë, pikërisht se u konsiderua si keqmenaxhim i situatës pandemike, ministri Lleshaj shkarkoi nga detyra prefektin e këtij qyteti, dhe emëroi në krye të koordinimit dhe menaxhimit të situatës nga koronavirusi, Besdfort Llamallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat