Mes rasteve të reja me koronavirus në Shkodër, preket efektivi i FNSH

Shkodra

Mes rasteve të reja me koronavirus në Shkodër, preket efektivi i FNSH

Më: 20 prill 2020 Në ora: 12:32
Shkodër

Mes 22 rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit, tre vijnë nga Shkodra.

Mësohet se mes tyre është një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke e çuar në dy numrin e efektivëve të FNSH të prekur nga Covid-19.

Krahas tij dy të prekurit e tjerë janë një shitëse buke dhe një pacient i shteruar në reanimacionin e spitalit, çka e çon numrin e të infektuarve në këtë qytet në 99.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në Shqipëri, është si vijon Tiranë 253 raste; Durrës 42 raste; Lushnje 6 raste; Elbasan 16 raste; Fier 36 raste; Kavajë 9 raste; Rrogozhinë 4 raste; Korçë 19 raste; Vlorë 5 raste; Shkodër 99 raste; Lezhë 14 raste; Berat 2 raste; Has 13 raste; Krujë 23 raste; Tropojë 4 raste; Pukë 5 raste; Mirditë 3 raste; Kukës 11 raste; Mallakastër 1 rast dhe Kurbin 19 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat