Shpërthen gazi nga bombola në Postribë të Shkodrës, plagoset rëndë një person

Shkodra

Shpërthen gazi nga bombola në Postribë të Shkodrës, plagoset rëndë një person

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka rrjedhur dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë  pak minuta më parë në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë, në Shkodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi S. Fikaj 52 vjeç.

Pas ndihmës së parë ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat