Shtatë të infektuar të tjerë me koronavirus në Shkodër

Shkodra

Shtatë të infektuar të tjerë me koronavirus në Shkodër

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 21:04
Ilustrim

Shtatë persona të tjerë rezultojnë sot pasdite të infektuar në qytetin e Shkodrës. Ata janë pesë raste të kontakteve të konfirmuara ditët e fundit, si dhe dy raste të reja në fasoneri të Shkodrës, bën të ditur noa.al duke cituar burime nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në javën e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.

Aktualisht në qarkun Shkodër janë 61 persona të infektuar. Disa prej tyre janë shtruar tek spitali infektiv. Shtatë rastet e reja do të raportohen zyrtarisht nga ISHP, nesër para mesditës.

Mjeku epidemiolog, Riza Curraj, shprehet se këto raste që po shtohen këto ditë në qarkun Shkodër, por edhe në mbarë vendin vijnë si pasojë e lehtësimit të masave nga ana e qeverisë.

Sipas epidemiologut Curraj qytetarët duhet të respektojnë këshillat e mjekëve duke shmangur grumbullimet si dhe duke mbajtur maskat mbrojtëse dhe doreza për të mos u infektuar nga COVID-19. Në rast se këto këshilla nuk merren parasysh atëherë mundësia e infektimit tek më shumë persona është shumë më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat