Liberalizimi i testit Covid, ministria e Shëndetësisë së shpejti me një vendim për këtë çështje - Bota Sot
Liberalizimi i testit Covid, ministria e Shëndetësisë së shpejti me një vendim për këtë çështje

Shkodra

Liberalizimi i testit Covid, ministria e Shëndetësisë së shpejti me një vendim për këtë çështje

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:44
Mirela Cami

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që punojnë në Malin e Zi dhe u kërkohet testi i covidit për të kaluar kufirin, pritet që të ketë një vendim nga ministria e Shëndetësisë. Drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësorë nga Shkodra gjithashtu deklaroi se në bazë të numrit të rasteve të reja do ët vlerësohet edhe hapja e spitaleve covid në rrethe.  

Ministria e shëndetësisë pritet që të marrë një vendim për liberalizimin e testeve të Covid për të gjithë ata që duan të lëvizin jashtë vendit.

Drejtoresha e përgjithshëe e operatorit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami iu është përgjigjur interesit të medies në lidhje më këtë çështje.

“Do të ketë një vendim edhe për këtë gjë.”

Nisur nga numri i lartë i rasteve të reja me coronavirus, nuk përjashtohet as mundësia për hapjen e strukturave të tjera spitalore veç atyre në kryeqytet.

“Nëse do të ketë rritje të infektuarve, do të ketë shikohet edhe mundësia e trajtimit të tyre në spitalet rajonale.” 

Çdo ditë thuajse 500 persona kalojnë doganën  në Shkodër  dhe punojnë në Malin e Zi ku i kërkohet që të kenë kryer testin e Coronavirusit të paktën 48 orët e fundit ose nuk do të pranohen.

Në Shkodër Cami mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve higjieo-sanitare dhe  mjete diagnostikuese për spitalin rajonal nga Caritasi shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat