Nënkryetarja e Bashkisë rezulton pozitive me COVID-19 - Bota Sot
Nënkryetarja e Bashkisë rezulton pozitive me COVID-19

Shkodra

Nënkryetarja e Bashkisë rezulton pozitive me COVID-19

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:18
Shkodër

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës është konfirmuar pozitive me COVID-19.

Disa punonjësve të tjerë të institucionit që kanë pasur kontakte me të po iu bëhen tamponë, por burimet konfirmojnë se bëhet fjalë dhe për një tjetër punonjës të bashkisë së Shkodrës të infektuar me COVID-19

Mësohet se nënkryetarja e bashkisë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetizoluar në shtëpinë e saj.

Prej disa ditësh Shkodra shënon shifra të larta të rasteve me COVID-19, ndërkohë që 7 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pandemisë.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi që nga nisja e epidemisë ka kërkuar vazhdimisht shtim të numrit të testimeve, veçanërisht për grupet më të ekspozuara ndaj riskut, si bluzat e bardha, policinë e shtetit dhe punonjës të institucioneve që kanë më shumë kontakt me publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat