Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin

Shkodra

Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:43
Behar Bajri

Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta nxjerrë nga burgu Behar Bajrin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga burgu në detyrim paraqitje.

I cilësuar si numri dy i grupit ‘Bajri’, Behar Bajri u akuzua për vrasje dhe u ekstradua në korrik të vitit të kaluar nga Holanda drejt Shqipërisë. SPAK e mori dosjen e tij dhe më tutje shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen tek gjykata e Shkodrës (pasi ra akuza e grupit të strukturuar kriminal).

Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit, ku dhe është lexuar vendimi i gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat