Suzana Golemi zgjidhet rektore e universitetit të Shkodrës

Shkodra

Suzana Golemi zgjidhet rektore e universitetit të Shkodrës

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:50
Suzana Golemi

Rektorja e re e universitetit të Shkodrës u zgjodh Suzana Golemi.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë.

Komisioni ndërkohë vijon numërimin e votave të studentëve por në bazë të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat.

Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektor në detyrë.

Suzana Golemi do të jetë rektore për 4 vitet e ardhshme në universitetin Luigj Gurakuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat