KPK konfirmon Petrit Çomon, shkarkohet gjyqtarja e Apelit në Shkodër - Bota Sot
KPK konfirmon Petrit Çomon, shkarkohet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Shkodra

KPK konfirmon Petrit Çomon, shkarkohet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:42
Shkarkohet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Kryetari gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Drejtuesi i gjykatës së shkallës së parë me të rëndësishme në vend nuk ka pasur probleme me asnjë nga kriteret e vlerësimit pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimi profesional. Vendimi i KPK-së ka qenë unanim.

Ndërsa Lindita Hoxha gjyqtare në gjykatën e Apelit Shkodër është shkarkuar pas problemeve me pasurinë. Ajo nuk mundi të justifikojë disa hua dhe blerjen e një apartamenti.

Para vetingut në seancë dëgjimore doli edhe gjyqtari tjetër i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolla, për të cilin janë vënë re disa pasaktësi sa i takon deklarimit të pasurisë.

Nikolla është një nga gjyqtarët që ishin pro uljes së dënimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat