I mbytur prej dy ditësh në liqen gjatë së shtunës, gjendet trupi i pajetë i të riut

Shkodra

I mbytur prej dy ditësh në liqen gjatë së shtunës, gjendet trupi i pajetë i të riut

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 16:28
Liqeni i Shkodres

Kërkimet dy ditore të polumbarëve në liqenin e Shkodrës, kanë bërë të mundur ditën e sotme nxjerrjen e trupit të pajetë të një të riu i cili u mbyt duke u larë.

Viktima është 24-vjeçari Bekim Dema, i cili qysh prej pasdites së djeshme nuk gjendej.

I ndjeri nga fshati Kotsh i Malësisë së Madhe, në vendin e quajtur Balshaj u hodh nga varka për tu larë, por nuk doli më.

Lidhur me ngjarjen policia tha se rreth orës 17:10 të së shtunës, në liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona.

Nëri nga djemtë Bekim Dema, 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë më nga uji, duke bërë që të nisin kërkimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat