Del foto/ Kush është 22-vjeçari që u vra me automatik sot në Shkodër

Shkodra

Del foto/ Kush është 22-vjeçari që u vra me automatik sot në Shkodër

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 22:55

Pak momente pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme, është njoftuar se 22-vjeçari i qëlluar ka ndërruar jetë. 

Gledis Kraja vdiq në spital pasi nuk mundi t'i bënte ballë plagëve të marra. 

Ai u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër nga autori i dyshuar, Sebastian Smakaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qafëhardhi", ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

Image
Gledis Kraja

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat