Qëllohet me me armë zjarri një djalë i ri në Shkodër, ndërron jetë në spital

Shkodra

Qëllohet me me armë zjarri një djalë i ri në Shkodër, ndërron jetë në spital

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi ku mbeti i plagosur një person.

Gledis Kraja, 23 vjeç banues në lagjen Perash, ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në galeri shihni fotot e të ndjerit dhe çaste pak pas tragjedisë.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar, S.S., i njohur i të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat