Arrestohet 21-vjeçari që grabiste objekte fetare

Shkodra

Arrestohet 21-vjeçari që grabiste objekte fetare

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 19:03
Shkodër

Policia e Malësisë së Madhe, në rrethin e Shkodrës, ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Kopliku”, që është mbyllur me arrestimin e një 21-vjeçari që kryente vjedhje në objektet e kultit dhe locale të ndryshme në Koplik.

I riu me inicialet E.F kishte hyrë në orët e vona të natës në mjediset e kishës katolike, ku kishte vjedhur sende të vlefshme që përdoren për kryerjen e meshave.

Veç kësaj, 21-vjeçari kishte shkuar dhe në fshatin Koplik i Sipërm, ku kishte vjedhur rreth 10 mijë leke të reja nga xhamia e fshatit.

Pas verifikimeve, policia mësoi se i dyshuari është përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në zonë, që nga qendra shëndetësore e fshatit, e deri te lokale të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat