Plagosja me armë në Shkodër, zbardhet ngjarja. FNSH në kërkim të autorit

Shkodra

Plagosja me armë në Shkodër, zbardhet ngjarja. FNSH në kërkim të autorit

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:01
Ilustrim

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Shkodër, ku një person u plagos me armë zjarri. Tonin Larushku, 38 vjeç, u plagos me armë nga 29-vjeçari Luverdo Kola.

Policia thotë se gjithçka kishte nisur pas një konflikti të çastit në zonën e quajtur “Prek Cali”.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ku policisë i është bashkuar edhe FNSH-ja.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

I plagosuri ndërkohë ndodhet në spital, ku raportohet se nuk ka rrezik për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat