Vettingu në drejtësi rinis me gjyqtaren e Apelit të Shkodrës

Shkodra

Vettingu në drejtësi rinis me gjyqtaren e Apelit të Shkodrës

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 20:35
Foto

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Vojsava Osmani ka qenë e para që ka hapur sezonin e ri të vettingut të magjistratëve.

Pas pushimeve verore ajo u hetua për tri kriteret ndërsa pritet që vendimi të shpallet më 4 shtator.

Ndërkohë të enjte pritet që të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Që nga fillimi i procesit e deri tani kanë kaluar në filtrin e vettingut, 222 prokurorë dhe gjyqtarë nga të cilët 116 kanë kaluar ndërsa 105 të tjerë janë shkarkuar.

Gjithashtu nuk kanë pranuar të dalin përpara vettingut por kanë dhënë dorëheqje në momentin kur ka nisur procesi, 41 të tjerë.

Komisioni i vettingut në drejtësi ka nisur punën 3 vjet më parë ndërsa duhet të kalojnë në verifikim 850 magjistratë që janë në sistem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat