Vuajnë borxhet e babait, fëmijët kërkojnë ndihmë: Na kërcënojnë me grabitje - Bota Sot
Vuajnë borxhet e babait, fëmijët kërkojnë ndihmë: Na kërcënojnë me grabitje

Shkodra

Vuajnë borxhet e babait, fëmijët kërkojnë ndihmë: Na kërcënojnë me grabitje

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:37
Shkodër

“Historia ime” këtë herë ka shkuar në Shkodër. Është apeli i një nënë e cila është braktisur nga bashkëshorti 7 vite më parë, ende nuk e ka kryer procesin e divorcit dhe po bën një jetë të vështirë, në kushte ekstreme varfërie. Bëhet fjalë për Elmira Boreti, nënë e tre femijeve.

Kamerat e emisionit kanë shkuar tek shtëpia e saj për të parë më nga afër gjendjen në të cilën ajo jeton së bashku me tre fëmijët.

Gazetarja e emisionit pasi ka hyrë brenda në shtëpinë e gruas, ka pyetur vajzën e madhe se cila është dëshira e saj më të madhe.

Gazetarja: Cila është dëshira jote më e madhe?

Vajza: Të na hiqen ato borxhet sepse na ndalin njerëzit rrugës dhe na pyesin a jeni fëmijët e filanit dhe ne i themi po. Ata na thonë, thojini atij babës tënd që të na i sjellin ato borxhet ose ndryshe ju grabisim juve (qan). 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat