Shkodër/ Pas një konflikti, 61-vjeçari përplas me makinë një grua, i thyen këmbët

Shkodra

Shkodër/ Pas një konflikti, 61-vjeçari përplas me makinë një grua, i thyen këmbët

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës këtë pasdite të sotme, ku 61-vjeçar ka përplasur me makinë një grua duke i thyer këmbët.

Më pas ai është arrestuar në kohë nga policia dhe gruaja është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ku nuk dihet akoma gjendja e saj.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, i cili ka agravuar më pas me një përplasje të qëllimshme nga H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, përplasi me mjetin e tij “Mitsubishi”, gruan K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër,  duke i thyer këmbët.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e konfliktit mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat