Kanabis gati për shitje, dy të arrestuar në Shkodër

Shkodra

Kanabis gati për shitje, dy të arrestuar në Shkodër

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona si dhe ka proceduar një tjetër në gjendje të lirë.

Eshte sekuestruar një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.

Ja njoftimi:

Shkodër

Vihet në pranga një person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.

Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:

- B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).

Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat