Kujt i shërben degradimi i Liqenit të Shkodrës? Si po “fiket” motori ekonomik i kryeqendrës së veriut

Shkodra

Kujt i shërben degradimi i Liqenit të Shkodrës? Si po “fiket” motori ekonomik i kryeqendrës së veriut

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:58
Liqeni i Shkodrës

Kjo është pamja, aspak e denjë, që ofron sot liqeni i Shkodrës, kjo pasuri kombëtare.

Do të duhej të ishte motorri më i rëndësishëm ekonomik për qytetin, por fatkeqësisht ndodhet në vitet më të këqija.

Ndotjet, barishtet dhe mungesa e ndërhyrjes ka bërë që sot ndryshe nga dje, të mos jetë i lundrueshëm!

Kujt i shërben ky degradim i tij? A janë institucionet të vetëdijshme për përgjegjësinë që kanë dhe vlerat që mbart ky liqen?

Po shoqatat që gllabëruan miliona para, e vijojnë ta bëjnë në emër të tij, ku janë?

Sikur të ishte në një vend tjetër të Europës apo botës së civilizuar, liqeni i Shkodrës do të kishte qenë burim kryesor të ardhurash per familjet rreth tij, për pushtetin vendor po ashtu dhe një atraksion turistik i pakonkurueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat