COVID-19 në Shkodër, rriten infektimet, çdo ditë 20 raste të dyshuara në spital

Shkodra

COVID-19 në Shkodër, rriten infektimet, çdo ditë 20 raste të dyshuara në spital

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:44
Ilustrim

Rritja e rasteve me Covid-19, përtej raportimeve të përditshme, reflektohet edhe në spitalin rajonal Shkodër.

Nëse 2 javë më parë në 24 orë kishte rreth 10-12 raste të dyshuara, sot çdo ditë në urgjencë drejtohen të paktën 20 qytetarë.

Për Euronews Albania, Ardian Dajti, drejtues i spitalit rajonal në Shkodër shprehet se numri i personave që i drejtohen spitalit si të dyshuar me COVID është rritur ndjeshëm .

“Kohët e fundit, sidomos javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë në spital. Aktualisht te ne trajtohen 20 raste që kërkojnë ndihmë,” – u shpreh Dajti.  

Si në çdo institucion tjetër, edhe spitali rajonal Shkodër nuk ka qenë imun ndaj infektimeve, ku pozitiv aktualisht, janë 10 mjekë e infermierë.

“Numri është rritur para një jave me 10 persona të prekur, megjithatë me 710 punonjës, një numër i tillë është relativisht i vogël dhe nuk i cenon shërbimet,” – tha mjeku.

Nëse do ketë rritje të rasteve dhe si pasojë e udhëzimit nga Ministria për hapjen e spitaleve rajonale, Dajti shprehet se janë marrë masat paraprake dhe janë rreth 90 shtretër të gatshëm për të pritur të sëmurët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat