Ademi mesazh prekës për policin që humbi jetën nga Covid: Nuk ishte kohë lamtumire

Shkodra

Ademi mesazh prekës për policin që humbi jetën nga Covid: Nuk ishte kohë lamtumire

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Voltana Ademi

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka përcjellë mesazh ngushëllimi për policin bashkiak, Rauf Guri që humbi betejën me koronavirusin.

Abcnews.al raportoi më herët se polici ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa po rikuperohej për pasojat e lëna nga Covid-19

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale Ademi e përshkruan policin si njeri të përkushtuar dhe familjar të mirë.

“Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.

Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.

Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat