Shpërthimi me tritol/ Policia del me njoftimin zyrtar

Shkodra

Shpërthimi me tritol/ Policia del me njoftimin zyrtar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Foto Ilustrim

Policia e Shkodrës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me shpërthimin me tritol në një automjet. Sipas bluve të Shkodrës, bëhet e ditur se makina ishte e parkuar në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale N.B.

Për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”,  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, sqaron policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat