Rrezikon dënimin me 20 vite burg, arrestohet i riu në Shkodër në kërkim ndërkombëtar

Shkodra

Rrezikon dënimin me 20 vite burg, arrestohet i riu në Shkodër në kërkim ndërkombëtar

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:16
Foto Ilustrim

Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkobëtar nga shteti italian është arrestuar në Shkodër.

I riu me iniciale B. Th., banues në Plan të Shkodrës, i cili është në kërkim për vjedhje me armë, u vu në pranga në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe rrezikon te denohet me 20 vite burg.

“B. Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian,”- informuan uniformat blu.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i kërkuar në Itali për vjedhje me armë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua puna për kapjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas lokalizimit të vendodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

Th., 23 vjeç, banues në Plan, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat