Pamje me dron/ Përmbytje në Obot të Shkodrës, shtëpitë të zhytura në ujë!

Shkodra

Pamje me dron/ Përmbytje në Obot të Shkodrës, shtëpitë të zhytura në ujë!

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:01
Përmbytje në Obot të Shkodrës

Përmbytje, shtëpi të rrethuara nga të gjitha anët prej ujit dhe bllokim; kjo është panorama në zonat e Bashkisë së Shkodrës, ku prej disa ditësh, reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar përmbytje masive.

Një ndër zonat më problematike është ajo e Obotit, ku niveli i ujit në rrugë ka arritur mbi 80 centimetra. Rruga në fjalë është e kalueshme vetëm nga mjetet e larta.

Pamjet e marra me dron tregojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen banorët e Obotit. Ditë të vështira, ditë dimri, përmbytjeje dhe mungese komunikimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat