Shkodër: Dy vëllezër plagosën dy vëllezër, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Shkodra

Shkodër: Dy vëllezër plagosën dy vëllezër, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar të plagosjes së dy vëllezër në Shkodër. Ngjarja u shënua më 11 janar 2021 në lagjen  “Mark Lula”,

Sipas policisë autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë dy vëllezër, dhe njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Dy vëllezërit e plagosur mbrëmjen e 11 janarit pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, janë E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat