Reshjet e dëborës zbardhin qytetin e Shkodrës pas dy vitesh

Shkodra

Reshjet e dëborës zbardhin qytetin e Shkodrës pas dy vitesh

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:16
Foto

Pas temperaturave të ulëta reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ato kanë nisur pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, për herë të parë pas dy vitesh.

Prej disa ditësh disa qytete të Shqipërisë janë zbardhur nga bora ndërsa temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme në vlerat minimale të tyre.

Reshjet e shiut sollën përmbytje në disa zona të Shkodrës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Fundjavën e ardhshme sinoptikanët kanë parashikuar sërish rikthimin e tyre duke bërë që autoritetet të nisin marrjen e masave për të shmangur një situatë të ngjashme me atë të disa ditëve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat