Reshjet e shiut, rritet niveli i ujit në Drin dhe liqenin e Shkodrës, shtohen prurjet edhe në lumin Kir

Shkodra

Reshjet e shiut, rritet niveli i ujit në Drin dhe liqenin e Shkodrës, shtohen prurjet edhe në lumin Kir

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:06
Shkodër

Reshjet e fundit të shiut kanë rënduar më tej situatën në qarkun e Shkodrës, duke rritur nivelin e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumit Drin. Prurjet janë rritur edhe në lumin Kir.

Sipas raportit të fundit të Emergjencave Civile të qarkut situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.

Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur  748 Ha

1. Tokë e pakultivuar               198 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe     535 Ha

3. Grurë                                       15 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me  mjete te ulëta.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 95 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

Grurë 5 Ha

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar  100 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha

Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat