Situatë e rënduar në Shkodër nga përmbytjet! Oboti më i rrezikuari, qindra shtëpi në ujë

Shkodra

Situatë e rënduar në Shkodër nga përmbytjet! Oboti më i rrezikuari, qindra shtëpi në ujë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Përmbytje në Obot të Shkodrës

Sipërfaqet e tokës në Shkodër vijojnë të përmbyten, ku deri tani janë në ujë 5300 hektarë.

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
4 shtëpi janë të përmbytura në Anën e Malit. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 60 cm. Përmbytje ka në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, të fshatit Muriqan.

Fshati Obot është në gjendje të jashtëzakonshme. 25 shtëpi janë të rrethuara nga uji, kryesisht në fshatin Trush. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi ka prezencë uji rreth 150 cm.

121 shtëpi në Dajç kanë prezencë uji në oborre. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta. Fshati Reç i Vjetër është që nga ora 22.00 pa energji elektrike.

25 shtëpi janë të rrethuara nga uji, kryesisht në fshatin Trush në Bërdicë.

Rruga Malsorët e Mullinit me gjatësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.

Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit. Në lagjen nr 1 është përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në zonën e Livadheve.

Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa, ku 3 familje nga zona e Livadheve dhe 2 familje nga zona e ish Zukthat.

Në Lagje nr 2 është përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm.

Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.96 m.(Kuota max 6.30 m).

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30, shënon kuotën 9.22 m.(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënon kuotën 7.50 m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 5300 Ha

1. Tokë e pakultivuar 1080 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3800 Ha
3. Grurë 240 Ha
4. Bimë Dekorative 127 Ha
5. Pemtore 50 Ha
6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
• Grurë 50 Ha
• Pemtore 40 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 4.
7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.
8. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 60 cm.

10. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe edhe stalla bagëtish)

11. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.

12. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë

13. Varkat e ushtrise f.a reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

14. Fshati OBOT ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 380 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
• Grurë 100 Ha
• Bimë dekorative 120 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.

3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

5. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

6. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 90 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 210 Ha

2. Fshati Reç i Vjetër është që nga ora 22.00 pa energji elektrike.

Nj. A. Guri i Zi

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, konkretisht në fshtrat Kuç, Guri i Zi dhe Rrencë.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
• Grurë 5 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
• Të pakultivuara 230 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 90 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 25 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.

5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 160 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 430 Ha
• Pemtore 10 Ha
2.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobrac për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Lagje Nr.1

Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

Lagje Nr.4

Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

MASAT E MARRA NGA BASHKIA SHKODER

• Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me efektivë të FA- ve, ka nisur evakuuimin e familjeve në lagje të qytetit dhe Njësi Administrative. Deri tani janë evakuuar 3 familje , ku dhe janë vënë në dispozicion kapacitetet tona akomoduese.

• Efektivët e MNSH Shkodër (zjarrëfikësit), kanë punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme për largimin e ujit nga banesat dhe mbrojtjen e orendive shtëpiake. Janë rreth 10 banesa ku është larguar uji, dhe puna po vazhdon.

• Sot 16 familje janë furnizuar me çizme të gjata në zonën e Livadheve për të krijuar aksesin dhe qarkullimin në shtëpi. (furnizuar nga Bashkia Shkodër).

• 2 familje janë evakuuar nga fshati Oboti dhe janë dërguar në Shkodër tek afërmit e tyre (me kërkesën e tyre).

• Janë evakuuar dhe akomoduar 2 familje nga zona e Livadheve në ambjentet në dispozicion për akomodim (një familje me 3 persona dhe një tjetër me 5 persona).

• Eshtë realizuar evakuimi i 150 krerë bagëti në Dobraç të Nj.A. Rrethina.

• Janë furnizuar me 700 bidona ujë ( 8 litër bidoni ), dhe 100 pako ushqimore banorët e zones së Livadheve. Puna dhe furnizimi me bazë ushqimore do të vazhdojë përsëri.

Në mbështetje të E. Civile janë angazhuar forcat dhe mjetet e B1K të FA si më poshtë:

1. Në Bashkinë Shkodër. Janë në gatishmëri 3 forca me 1 mjet, të cilët kanë evakuuar 2 familje nga lagjia Liria për tek Universiteti, dhe kanë transportuar 16 palë çizme për tek Prokuroria.

2. Në Nj. Administrative Ana e Malit.

• Në fshatin Gorice janë në gatishmëri 4 forca me 1 mjet të kalushmërisë së lartë, të cilët kanë transportuar 20 banorë,
• Në fshatin Obot janë në gatishmëri 7 forca me 2 mjete dhe 2 motovarka, të cilët kane transportuar 34 banore.

3. Ne Nj. Administrative Dajç.

• 5 forca, 1 mjet kane transportuar 2 banore dhe shpërndarë 9 pale çizme.
• Jane duke u evakuuar 2000 shpendë nga fshati Dajc në fshatin Shirq,

4. Ne Nj. Administrative Rrethina

• Nga forcat e ushtrisë është realizuar evakuuimi i 150 krerë bagëti në Dobraç të Nj.A. Rrethina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat