Qarkullonte me armë dhe bënte lëvizje të dyshimta, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Qarkullonte me armë dhe bënte lëvizje të dyshimta, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Më: 31 maj 2021 Në ora: 10:43
Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë shtetasi Fation Guri, banues në fshatin Bleran, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Policia kishte ngritur pika kontrollit në hyrje të qytetit të Shkodrës, ndërsa ka pikasur të riun që bënte lëvizje të dyshimta.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, lokalizohet dhe arrestohet nga Policia. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen "Liria", Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat