Tronditet Shkodra! Vëllai ekzekuton me thikë motrën, kapet nga policia, ja emrat

Shkodra

Tronditet Shkodra! Vëllai ekzekuton me thikë motrën, kapet nga policia, ja emrat

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

(E plotësuar 00:30) - Krimi në Shkodër – Motra erdhi nga Gjermania për pushime, u vra nga vëllai

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen në Shkodër, ku vëllai qëlloi me armë zjarri motrën e tij, duke e lënë të vdekur.

Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Mbrëmjen e sotme (6 qershor) ajo u gjet pa shenja jete, ndërsa ishte qëlluar me armë zjarri. Autor i dyshuar është i vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua menjëherë nga policia.

Ndërkohë drejtori i policisë së Shkodrës ka deklaruar se “gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e tjerë”. “Kjo ka bërë që të njoftohej policia, e cila ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vrarë me armë zjarri 58-vjeçaren”.

Ishte ora 22:30 minuta kur Diana Vuka u gjet e pajetë.

***

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të dielë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person ka qëlluar me thikë motrën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Diana Vuka, ndërsa autori Fabian Vuka.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ne lagjen “3 Heronjte”, ne oret e vona te mbrëmjes se sotme.

Policia ka bërë te mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të krimit, Fabian Vuka.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plote te rrethanave te kësaj ngjarje të rëndë.

***

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "Heronjtë" në Shkodër.

Mësohet se vëllai ka vrarë motrën e tij.

Mësohet se shtetasi F.B është prangosur pas vrasjes. 

Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat