Zbulohen trupat e vrarë të çiftit në Shkodër

Shkodra

Zbulohen trupat e vrarë të çiftit në Shkodër

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një çift të moshuarish u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e kësaj të mërkure. Fadil Bandulla, 79 vjeç dyshohet se ka qëlluar për vdekje me një automatik bashkëshorten e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandulla ditën e diel dhe më pas është vetëvrarë.

Pasi nuk kishte kontakt prej dy ditësh me prindërit, vajza e çiftit që jetonte jashtë vendit, ka kërkuar ndihmë nga fqinjët. Këta të fundit kanë lajmëruar policinë që ka hyrë me forcë në shtëpi dhe ka gjetur trupat e pajetë.

Jashtë kamerave, fqinjët e familjes Bandulla thanë se mes çiftit ka pasur grindje të vazhdueshme, duke krijuar bindjen se Fadil Bandulla ka qenë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij dhe në kushtet e tronditjes së rëndë psikike është vetëvrarë.

Në shtëpi u gjet edhe një automatik tip Kallashnikov me të cilin është kryer krimi. Të moshuarit jetonin vetëm, ndërsa ishin prindër të një vajze e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat