Plagosje me armë në Shkodër, rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende

Shkodra

Plagosje me armë në Shkodër, rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një i moshuar në Shkodër është plagosur me armë në rrethana ende të paqarta. Bëhet e ditur se mëngjesin e së shtunës, një 72-vjeçar banues në Shllak është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Ai është plagosur me armë gjaku në krah, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

NJOFTIMI

“Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat