Ndaloi në rrugë gjermanen, e rrahu dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet shkodrani

Shkodra

Ndaloi në rrugë gjermanen, e rrahu dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet shkodrani

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27 vjeçar, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhenie seksuale me dhune” dhe “vjedhje me dhune”.

Sipas burimeve, Kristjan Deda,  në gusht të vitit 2019 në Berlin, ka ndaluar në rrugë një 32-vjeçare, e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që te kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë behet me dije se gjithashtu i ka marrë edhe portofolin dhe më pas është larguar.

Policia njoftoi se janë marrë provat shkencore në vendin e ngjarje dhe se ka identifikuar 27-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat