E rëndë/ Shkon me dëmtime në kokë, ndërron jetë në spital i moshuari

Shkodra

E rëndë/ Shkon me dëmtime në kokë, ndërron jetë në spital i moshuari

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:08
Shkodër.

Një ngjare e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një 76-vjeçar është dërguar në orët e para të mëngjesit në spitalin e Shkodrës me dëmtime në kokë dhe ka ndërruar jetë.

Sipas dyshimeve të para mendohet se i moshuari është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë.

Njoftim i plotë:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat