Përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Shkodër

Shkodra

Përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Shkodër

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Probleme nga moti i keq pati dhe në qarkun e Shkodrës kete te hene.

Në njësinë administrative Ana e Malit u përmbyt rreth 200 hektarë tokë bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Balvaderit.

Situata po monitorohet autoritetet lokale qe këshillojnë qytetarët të evitojnë këto ditë udhëtimet drejt zonave turistike te Thethit.

Niveli i hidrocentraleve është normal. Bashkitë kanë detyrë ligjore, të marrin përgjegjësitë për të zbatuar planet e emergjencave civile për monitorimin e situatës. Kjo do të jetë në bashkëpunim me sektorin e emergjencave civile. Sapo kemi kontaktuar edhe me ARRSH-në dhe deri tani firmat kontraktuese janë në gjithë segmentet që kanë në ngarkim. Në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të aksesueshme.’

Nga reshjet në disa fshatra në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës ka pasur dhe shkëputje të herëpashershme të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat