Virozat mbushin urgjencën në Shkodër! Në spital, shumë persona që u dëmtuan nga fishekzjarret

Shkodra

Virozat mbushin urgjencën në Shkodër! Në spital, shumë persona që u dëmtuan nga fishekzjarret

Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Viti 2022 ka nisur me një rekord vizitash pranë urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës.

Mbi 100 persona në 12 orë kanë kërkuar ndihmën mjekësore të bluzave të bardha. Mjekja Ervisa Abdyli tregon se rastet më të shumta janë ato virale.

Përveç qytetareve me kollë dhe temperaturë, në këto 72 orë ka pasur një rritje të vizitave edhe nga pacientët me probleme të tjera shëndetësore dhe djegie nga mjetet piroteknike.

Gjatë momenteve të ndërrimit të viteve, 7 persona janë lënduar nga fishekzjarret dhe kapsollat, ku njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, është dërguar për kurim më të specializuar në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat