Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

Shkodra

Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

Më: 7 janar 2022 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa orë pas aksidentit të rëndë, është identifikuar dhe i riu që mbeti viktimë në Shkodër.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se viktima është Isa Kotrri, 29 vjeç

Ai ishte duke udhëtuar me një ‘Range Rover’, kur ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Mjeti ka rënë në një kanal dhe shoferi ka ndërruar jetë.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip ‘Range Rover’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat