Pronari i argjendarisë përleshet me grabitësit, dështon grabitja në Shkodër

Shkodra

Pronari i argjendarisë përleshet me grabitësit, dështon grabitja në Shkodër

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:27
Ilustrim

Pronari i një argjendarie në qendër të Shkodrës, ka mundur të parandalojë grabitjen e dyqanit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur me emrin ‘Dollari’.

Dy persona kanë shkuar gjatë mesditës për të grabitur agjendarinë, por qëndresa e pronarit i ka bërë ata që të tërhiqen, duke u larguar.

Por arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi dy personat e akuzuar për grabitje janë ndaluar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat